30 Prill 2024

Hotel Grand shndërrohet në Qendër tregtare

Prishtinë, 13 prill - Ndonëse ka humbur identitetin e tij burimor me fasadimin e gjysmës së objektit, Hotel Grand është shndërruar në qendër tregtare.

Ndërmarrja më e përfolur në vend, që aktualisht është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pritet që t’i zgjidhët konteksti pas disa ditësh.

Grandit, të cilin qytetarët e njohin ekskluzivisht për shërbimet hoteliere dhe restorantin, i janë shtuar edhe disa lokale biznesi brenda objektit. Madje, operatori \"Vala\" para një jave ka shtuar edhe një pikë shitëse brenda në objekt.

Indeksonline ka pritur disa ditë nga zyra për informim e AKP-së, për të marrë përgjigje lidhur më atë, se sa është qiraja mujore që paguajnë bizneset që kanë zënë vend brenda Hotelit, por nuk ka marr përgjigje.

Drejtoria e Tatimit në Pronë e Komunës së Prishtinës, nuk e ka marrë thuajse asnjë cent nga ish pronarët e hotelit pas luftës.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj, tha për Indeksonline se, Hoteli \"Grand\" i ka Komunës 1 milion euro borxh.

Hoteli \"Grand\", sipas Drejtorisë së Financave dhe Tatimit në pronë, i ka Komunës rreth 1 milion euro borxh tatim në pronë. \"Borxhe ndaj komunës kanë edhe ndërmarrjet të tjera të privatizuara”, tha Osaj.

Megjithatë, çështja e Hotelit Grand pritet të zgjidhet brenda pakë kohësh.

Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha ka thënë për media se, lënda e Hotelit Grandë ndodhet në Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme në shkallën e dytë.

“Pasi Gjykata Supreme, shkalla e dytë të kthejë përgjigje për Grandin, ne do të shohim se çka do të bëjmë më tutje. Shkalla e parë e Gjykatës i ka dhenë të drejtë AKP-së për vendimin e saj që ka kthyer nën autoritetin e vet hotelin”, ka thënë Rexha.

Para pak ditësh, Dhoma e Posaçme e ka hedhur poshtë si të pabazuar padinë që blerësi i “Grandit”, “Unio Commerce”, i kishte bërë AKP-së rreth vendimit për tërheqje të aksioneve, duke konsideruar se blerësi kishte bërë shkelje të rënda të kontratës së lidhur me rastin e blerjes së kësaj ndërmarrjeje. Ndërkohë,q ë më pas padinë e ka dërguar përsëri në këtë Gjykatë, në shkallën e dytë.

Ndryshe, ndërmarrja shoqërore “Grand Hotel” ishte privatizuar në vitin 2006 me metodën spin-off special, për 8 milionë euro. Blerësi ishte zotuar se do të bëjë 20 milionë euro investime dhe të punësojë mbi 500 punëtorë.

Mirëpo, sipas AKP-së blerësi ka dështuar t’i realizojë investimet për më shumë se gjashtë vjet, ndërkohë që bordi drejtues i AKP-së kishte marrë vendim për tërheqjen e aksioneve.