02 Prill 2023

Hotel Grand largon nga puna 16 punëtorë

Prishtinë, 5 korrik - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë së Kosovës  (SPEVZ), Jusuf Azemi ka thënë  se me 30 qershor nga Hotel Grandi u larguan 16 punëtorë, pa asnjë paralajmërim, dhe pa asnjë vendim.

Azemi ka mjaftuar që pronari përmes shefave të tij ti njoftojë se nga data 1 korrik këta nuk mund të vijnë në vendin e tyre të punës .

Në mesin e këtyre punëtorëve sipas tij ka asi që punojnë qe 32 vite, si dhe është larguar mbajtësja e familjes së dëshmorit e cila ka qen i vetmi burim për Familjen

"Pretekst ka qen edhe inicimi i organizimit të sindikatës . Në këtë kompani punon edhe menaxheri maqedonas nga Maqedonia që me datë 18.04.2011 ju ka ndaluar leje qëndrimi në Kosovë, nga Qeveria e Kosovës", ka theksuar Azemi.

Sindikata së bashku me këta punëtorë sot njoftuan krye inspektoratin e punës dhe këta u shprehen se do presim 3 ditë pas këtij afati veprimet e këtyre punëtorëve do të jenë ndryshe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)