10 Maj 2024

Hotel Bonita 20 % më lirë për mësimdhënësit e SBASHK-ut

Durrës, 19 qershor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) sot me datë 19.06.2014 nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kompleksin Hotelier “Bonita” nga Durrësi, në mënyrë që shërbimet e këtij të fundit të ofron me 20 % më lirë për të gjithë mësimdhënësit që posedojnë kartela identifikuese të SBASHK-ut.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj dhe administratori i Kompleksit Hotelier “Bonita”, Astrit Ismajli, të gjithë anëtarët e SBASHK-ut gjatë shfrytëzimit të këtij Kompleksi Hotelier vetëm duhet të identifikohen si sindikalist përmes kartelës, në mënyrë që të marrin shërbimet me 20 % më lirë.

Po ashtu, sipas marrëveshjes së nënshkruar zbritja për anëtarët e SBASHK-ut do të vlejë gjatë gjithë vitit e jo vetëm në sezonë.

Ky moment ka gëzuar SBASHK-un ngase konsiderohet si nismë e mbarë në realizimin e përpjekjes që për anëtarët e SBASHK-ut, të cilët posedojnë kartela  identifikimi të gëzojnë zbritje çmimesh me bizneset me të cilat do të arrihen  marrëveshje si kjo me  Kompleksin Hotelier  Turistik ‘’BONITA ‘’ në Durrës, Shqipëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)