19 Maj 2024

Heqja e embargove do të tërheqë turistët iranianë në Turqi

Stamboll, 16 korrik - Marrëveshja e arritur të martën ndërmjet grupit P5+1 dhe Teheranit, për programin bërthamor të këtij të fundit, ka ngjallur entuziazëm edhe tek operatorët turistikë turq.

Presidenti i Shoqatës turke të Agjencive të Udhëtimeve (TURSAB), Basaran Ulusoy, parashikon se nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore do të ketë kontribut pozitiv në sektorin e turizmit të Turqisë.

“Për shkak të embargove, iranianët nuk kishin mundësi të gjenin pjesë këmbimi për avionët në vendin e tyre dhe kjo vlerësohej si pengesa më e rëndësishme për ardhjen e turistëve nga ky shtet në Turqi. Sot kjo pengesë duket se është kapërcyer. Mesatarja vjetore e turistëve iranianë në Turqi ishte 1,5 milionë persona, tashmë kjo statistikë do të jetë mbi 2 milionë”, theksoi Ulusoy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)