29 Prill 2024

Hapet turizmi në Valbonë

Valbonë, 26 maj - Turistët shqiptarë dhe të huaj, tashmë mund të shkojnë në parkun kombëtar të Valbonës, ku janë ngritur me dhjetëra shtëpiza prej druri të rrethuara nga pemët e larta dhe uji i pastër.

Lojërat, vallet dhe ushqimi tradicional kanë qenë pjesë thelbësore e çeljes së sezonit turistik në këtë zonë.

“Organizimi është shumë i mirë, pjesëmarrja është shumë e madhe”, tha një nga banorët, ndërsa një tjetër u shpreh se “gjithçka është tradicionale dhe shumë e hershme”.

Kreu i komunës Margegaj, Rexh Biberaj, ka çelur sezonin turistik në këtë zonë të Shqipërisë dhe ka theksuar se këtë vit numri i turistëve pritet të jetë më shumë se 35 mijë, nëse rruga prej 11 kilometrash që të çon në Valbonë do të përfundojë së rregulluari.  

Ndërsa prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici ka thënë se do të mbështesë çdo investim që ka të bëjë me këtë zonë.

“Qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka, për shumë projekte, duke përfshirë edhe rrugë. Ne do të mbështesim çdo projekt që ka të bëjë me këtë luginë të mrekullueshme që të ketë sa më shumë turistë. Unë jam shumë i gëzuar që shoh shumë njerëz që e vizitojnë këtë zonë”, tha Gjici.

Parku kombëtar i Valbonës është cilësuar si një nga mrekullitë e Alpeve shqiptare  që nis nga Qafa e Valbonës e deri në Luginën e Drinit. Ndërkaq përfaqësuesit vendor kanë theksuar se në liqenin e Fierzës mund të zhvillohet turizmi ujor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)