27 Prill 2024

Hapet sezoni turistik në Mavrovë

Mavrovë, 12 dhjetor - Me kushte tejet të volitshme atmosferike, edhe sivjet është hapur sezoni turistik në Ski Qendrën e Mavrovës.

Gjatë vikendit, kanë arritur edhe vizitorët e parë të cilët dy ditëve të vikendit ia bashkuan edhe ditën e hënë si ditë jopune, për të kaluar ca ditë nën bukurinë e “botës së bardhë”.

Nga drejtoria e Ski Qendrës “Bistra” në Mavrovë, deklarojnë se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e nevojshme për një sezon të suksesshme turistike.

“Gjatësia totale e njëmbëdhjetë ski-ashensorëve dhe tre teleferikëve është 5.700 metra, me kapacitet prej 11.100 pasagjerëve për një orë. Me këtë infrastrukturë, mund të skijohet në lartësi mbidetare prej 1.255 deri më 1.860 metra.\"

\"Gjatësia e shtigjeve për skijim nën teleferikë është 5.000 metra, kurse gjatësia e ski-ashensorëve është 10.000 metra. Ekziston dhe ekipin i cili kujdeset për kualitetin e shtigjeve, ski-patrullë, disa saja motorike, makinë për prodhimin e borës artificiale dhe njerëz shumë të këndshëm të cilët janë të punësuar në ski qendrën”, deklaruan nga drejtoria e ski qendrës.

Njëra nga luginat më të bukura malore, Mavrova, së bashku me liqenin dhe Malin Bistra, është e vendosur në pjesën perëndimore të Maqedonisë, vetëm disa minuta vozitje nga qyteti i Gostivarit. Çdo vit në shtigjet e Malit Bistra organizohen ngjarje të shumta.

Disa nga më të rëndësishmet janë qyteti i borës, kupa evropiane në “Snoubord”, si dhe gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Skijimi në Mavrovë është i mundshëm prej muajt dhjetor e deri në muajin prill.

Ka shtigje për fillestarë, skiatorë të avancuar dhe garues profesionistë në skijimin alpik dhe nordik. Në kushtet më të volitshme, mbulesa mesatare e borës arrin deri 70 cm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)