30 Prill 2024

Greqia pret rekord turistësh për këtë vit

Athinë, 27 prill - Me pamjet e zakonshme të protestave, grevave dhe manifestimeve të dhunshme për shkak të krizës që preku rëndë vendin ballkanik, çka i mbajti larg turistët e huaj gjatë vitit të kaluar, për këtë vit Greqia pret një numër rekord të tyre, deklaroi presidenti i Shoqatës së Hoteleve të Athinë-Atikës, Aleksandros Vasilikos në një konferencë shtypi, njoftoi faqja e internetit GreekReporter.

\'\'Ajo që ka ndodhur në Greqi gjatë dy viteve të kaluara, pavarësisht nivelit, ka qenë në faqet e para të lajmeve në të gjithë botën. Kjo çoi në rënien me 5,5 për qind të numrit të turistëve në vend\'\', thotë nga ana e saj agjencia e statistikave, ELSTAT.

\'\'Numri i turistëve u ul në 15,5 milionë, por duke parë që për këtë vit rezervimet, veçanërisht ato nga SHBA janë rritur me 40 për qind, kjo tregon se turistët po rikthehen\'\', shton ELSTAT.

Çmimet e ulura po na ndihmojnë, edhe pse 40 hotele në Athinë janë mbyllur për shkak të taksave të larta\'\', thotë Vasilikos.

\'\'Disa hotele kanë ulur çmimet deri në 45 për qind për të tërhequr klientë\'\', shton ai.

\'\'Këtë vit presim të paktën 17 milionë turistë\'\', thekson presidenti i Shoqatës së Hoteleve të Athinë-Atikës, Aleksandros Vasilikos.