28 Mars 2024

Gjiri i Kakomesë, një vizion i ri për turizmin shqiptar

Sarandë, 6 prill - Gjiri i Kakomesë, në bregdetin e Jonit, 10 km nga Saranda,  futet rreth 550 metra në brendësi të tokës dhe ka një gjatësi afro 2 kilometra. Nga të dyja anët e gjirit bregdeti lartësohet nga ngritje me lartësi 500-800 metra, që bien thikë mbi det, duke formuar rrëpira, shkëmbinj të zhveshur, kepa shkëmbinjsh mbi ujorë e nën ujorë të veshur me korale, guaska, iriqë e bimësi ujore me forma e ngjyra të ndryshme, me ujë të pastër e të tejdukshëm.   

Shkurret dhe drurët e shumëllojshëm mesdhetarë pleksen me fiq deti, që gati janë të pakalueshëm për njeriun dhe kafshët.    

Gjiri i Kakomesë, pjesë e komunës së Lukovës, një nga perlat e natyrës shqiptare tashmë është pjesë e një investimi të madh. Projekti i firmës franceze “Club Med”, që zbatohet në terren nga firma shqiptare e ndërtimit “Riviera”, planifikon të ndërtojë 350 vila, me kapacitet 700 dhoma për 12 mijë turistë.  Sipas projektit, ky fshat turistik do të jetë një ndër më të bukurit në Mesdhe.   

Burime nga administrata e firmës së ndërtimit “Riviera”, bëjnë të ditur se “300 metra larg bregut janë ngritur 10 godinat e para, ndërsa ka përfunduar rrethimi  i sipërfaqes prej 65 mijë metra katror”.   

“Ky fshat turistik do të ofrojë shërbime cilësore me te gjitha kapacitetet, ku përfshihet transporti, akomodimi, ushqimi, zbavitja etj”, thonë burimet, sipas të cilave- projekti parashikon ndërtimin e shtëpive me gurë, duke ndërthurur traditën vendase me kërkesat për një turizëm elitar”. Fshati turistik i Kakomesë do të jetë funksional gjatë gjithë vitit, duke ofruar një tjetër vizion për turizmin.  

Odise P., banor i komunës së Lukovës thotë se “tashmë ka ardhur koha që ky vend i mrekullueshëm të shfrytëzohet në dobi të turizmit elitar”. “Do të kisha dëshirë që Kakomeja të jetë shembull për zhvillimin e turizmit, pasi ky bregdet ka nevojë të “shkundet” nga mentalitetet e vjetra”, thotë Odiseja 40 vjeçar, sipas të cilit, më të fituar nga ky investim janë banorët e zonës”.   

Gjiri i Kakomesë me origjinë të dyfishtë tektoniko-karstike, ofron një bregdet të mrekullueshëm si dhe gjelbërim gjatë gjithë vitit. Shpresa është ringjallur se kjo zonë e militarizuar gjatë regjimit komunist me godina ushtarake dhe bunkerë pafund do të jetë imazhi i turizmit shqiptar.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)