29 Mars 2023

Franca investon në zhvillimin e turizmit në Maqedoni

Shkup, 9 qershor - Qendra franceze për bashkëpunim “Zhan Mone” dhe ambasada franceze në Maqedoni, sot do të mbajnë takim në të cilin do t'i prezantojnë konstatimet e qëndrimit të 13-të turistëve francezë në vend.

Takimin do ta hapë ambasadori i Francës në Maqedoni, Zhan – Klod Shlumberzhe. Turistët, në shoqëri të Gregori Roar, gazetar dhe Iv Fuk, stërvitës special dhe përgjegjës për projektin.

Në vitin 2008 dhe 2009, rajoni francez Alpet e Larta dhe komuna e Tetovës, me mbështetje të Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, vendosën program për bashkëpunim, i cili kishte për qëllim zhvillimin e turizmit kulturor dhe natyror në rajonin e Tetovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)