29 Mars 2024

Fillon regjistrimi online i mysafirëve nëpër hotele

Prishtinë, 7 prill - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë kontraktuese “Botek & Dataprognet”, kanë përuruar sot një projekt, përmes të cilit fillon edhe evidentimi e monitorimi online i mysafirëve nëpër objektet hoteliere dhe turistike në Republikën e Kosovës.

Në fakt MTI dhe kompania “Botek & Dataprognet” kanë nisur projektin e quajtur “Softueri për bazën e të dhënave dhe regjistrit të mysafirëve në objektet hoteliere dhe turistike”.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati ka thënë se institucionet e vendit janë duke punuar që të ofrojnë mundësi të reja dhe më të mira për bizneset e Kosovës, sikurse që është edhe projekti i softuerit.

Udhëheqësi i Divizionit të hotelerisë dhe standardeve turistike, Hysen Sogojeva e ka quajtur si me shumë rëndësi lansimin e këtij projekti, duke vlerësuar se aplikimi i regjistrimit online të mysafirëve është lehtësim si për qytetarët, ashtu edhe për vet bizneset.

Deri më tani trajnimi për përdorimin e softuerit mbi bazën e të dhënave dhe regjistrit të mysafirëve është kryer në 79 biznese hoteliere të licencuara, pasi një gjë e tillë ka qenë e precizuar me udhëzuesin administrativ.

Funksionalizimi i këtij projekti, i cili synon t’i përmbushë tri qëllime kryesore:

      - Evidentimin dhe monitorimin e mysafirëve vendës dhe të jashtëm nëpër hotelet e Republikës së Kosovës;

      - Raportimin e shpejtë dhe efikas të numrit të mysafirëve nëpër hotelet e Kosovës;

      - Nxjerrjen e statistikave të akomodimit të  mysafirëve vendës dhe të huaj, sipas qyteteve, si dhe të dhënave se nga cilat vende vijnë turistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)