27 Prill 2024

Fillimi i korrikut rrit numrin e turistëve në Strugë

Strugë, 6 korrik - Plazhet e Strugës gjatë fundjavës sërish pritet të vërshohen nga pushues dhe turistë të vendit dhe ata nga vendet fqinje. Ditëve të fundit ka nisur mbërritja edhe e emigrantëve nga vendet e ndryshme të botës, të cilët kanë filluar periudhën e pushimeve verore në vendlindje.

Frekuentuesit më të rregullt të fundjavës në Strugë dhe Ohër janë familje nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë, por edhe mysafirë të rregullt nga Kosova dhe Shqipëria, që kalojnë fundjavat pranë Liqenit të Ohrit.

Si zakonisht, numri i mysafirëve vazhdimisht rritet nga vala  që fillon të premteve, gjatë vikendit, qoftë atyre ditor, qoftë atyre sistemor, të cilët kanë planifikuar që pushimet ti kalojnë pikërisht në Strugë.


Mirëpo, të dhëna rreth numrit të mysafirëve në Strugë edhe këtë verë nuk dihet, në mungesë të ndonjë evidence momentale turistike, me përjashtim të hoteleve.

Kjo mungesë e evidencës, më së shumti vërehet në sektorin privat, ku nuk ka kurrfarë evidence për shfrytëzimin e kapaciteteve të këtij sektori turistik  privat.

Hotelierët që kanë biznesin e tyre në plazhet e koncesionuara në Strugë shpresojnë  se kjo valë e pushuesve dhe mysafirëve-turistëve do të zgjasë së paku deri në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur pritet një përshkallëzim dhe zvogëlim drastik i pushuesve dhe turistëve, nëse nuk ndodhë diçka e paparashikuar.

Turizëm dhe tregti me prodhime bujqësore

Inspektorët komunal kanë rënë në hall me “turistët” që vijnë bashkë me familjet e tyre me kamionët përplot prodhime bujqësore dhe vendosen e ankorohen rrugëve të qytetit, duke i dhënë edhe imazh jo aq të pëlqyer një qyteti turistik siç është Strugë.

Këta prodhues bujqësor që kryesisht janë nga komunat e Maqedonisë lindore, mbushin kamionët e tyre me prodhime bujqësore dhe së bashku me familjet e tyre “kombinojnë” pushimet dhe tregtinë.

Për këtë lloj të turizmit askush nuk bën kurrfarë vërejtje, përkundrazi i mbështesin në të gjitha format, mirëpo mënyrën që e kanë zgjedhë të këtij lloj turizmi diçka nuk është në rregull.

Përkundër faktit që Struga ka të përcaktuar lokacionin-hapësirën e mjaftuar për tregti të prodhimeve bujqësore me shumicë, dhe siç dihet mirëfilli e ka edhe tregun e gjelbër për prodhimet bujqësore dhe prodhime industriale të një game  të gjerë prodhimesh, këta “turist-tregtar”, për lokacion dhe për ankorim zgjedhin hapësirat kryesisht të blerta, për të parkuar kamionin e tyre me prodhime bujqësore, shalqinj, domate, speca, patate dhe prodhime të tjera, në kundërshtim me vendimet e sjellura nga komuna e Strugës, që ka përcaktuar lokacionet përkatëse.

Nga biseda me inspektorin komunal Agni Dauti, i cili e pohoi këtë fakt dhe këtë dukuri që ka marrë përmasa shqetësuese në Strugë, por njëherit duke theksuar se kompetencat e inspektorëve komunal janë shumë të vogla, dhe nuk kanë mekanizma detyrimi të largimit nga këto hapësira, ndërsa nga ana tjetër policia nuk asiston në reste të tilla.

Gjatë ditës së sotme, edhe në udhëkryqin e rrugëve “Marks-Engels-Jovo Stefanoski-Rile”, që është në afërsi të shkollës “Vëllezërit Milladinovci”, është vendosur një kamion i tillë me një familje të tërë nga komuna e Strumicës. Të tillë ka në shumë pika nëpër qytet, duke injoruar tërësisht ndërhyrjet e inspektorëve komunal. (INA)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)