20 Prill 2024

Bullgarët pakësojnë udhëtimet

Sofie, 28 dhjetor - Udhëtimet e bullgarëve gjatë muajt nëntor të këtij viti ishin 252.3 mijë ose me 10.4 për qind më pak në raport me një muaj më parë dhe njëkohësisht me 0.6 për qind më pak se të regjistruarat gjatë nëntorit të 2011-ës.

Gjatë nëntorit të 2012-ës vizitat e të huajve në Bullgari ishin 404.6 mijë ose me 22.8 për qind më pak në krahasim me muajin tetor të 2012-ës dhe njëkohësisht me 5.4 për qind më shumë se vizitat e bëra muajit nëntor të 2011-ës.

U regjistrua pakësim i udhëtimeve të bullgarëve për në Greqi (16.5 %), Serbi (16.4 %), Rumani (12.1 %), Maqedoni (5.5 %) dhe për në Gjermani (10.9 %).

U shtuan udhëtimet për në Turqi (7.6 %), Austri (37.5 %) dhe për në Britaninë e Madhe (1.2 %). Pjesën më të madhe të vizitave të të huajve në Bullgari e formojnë shtetasit e vendeve të BE-së – 54.3 për qind, pas këtyre janë shtetasit e vendeve evropiane jo anëtare të BE-së.

Më së shumti u shtuan vizitat e rusëve dhe serbëve në Bullgari – me 29.7 për qind dhe përkatësisht me 17.4 për qind

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)