14 Maj 2024

Bie turizmi egjiptian pas incidentit të avionit rus

Kajro, 9 nëntor - Rëzimi i avionit rus të pasagjerëve ka ndikuar në turizmin egjiptian.

Qeveria britanike dhe ajo ruse pezulluan fluturimet në aeroportet lokale dhe kombëtare të Egjiptit për arsye sigurie pas rrëzimit të avionit .

Vetëm Rusia ka kthyer nga Egjipti në vendlindje rreth 11 000 turistë vetëm në 24 orët e fundit dhe numri i tyre do të rritet në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, britanikët janë të sigurtë se, avioni rus i rrëzuar javën që shkoi në gadishullin e Sinait është shkatërruar nga një bombë dhe, këtë bindje e mbështesin te përgjimet e komunikimeve mes disa anëtarëve të ISIS-it.

Ndërmjet tyre mendohet të ketë pasur edhe xhihadistë britanikë. Antenat elektronike, - bëjnë të ditur mediat italiane, - kanë arritur të tërheqin biseda që paraprijnë, shoqërojnë e ndjekin një sulm “të rëndësishëm”.

Basel Khedr, menaxheri i \"Sultan\'s Garden Hotel\" në Sharm el-Sheikh, nga u nis avioni, thotë se numri i klientëve ka rënë në mënyrë drastike që nga rrëzimi i avionit.

\"Unë mund t\'ju them se para incidentit ne kemi qenë rreth 92 për qind të hotelit të zënë, tani kemi 60 për qind. Unë kam 550 punonjës dhe jo vetëm punonjësit e mi por i gjithë stafi dhe ata që mbështesin industrinë e turizmit janë prekur. \"

Avioni rus i cili i ishte drejtuar Shën Petersburg-ut u rrëzua në gadishullin e Sinait më 31 tetor, duke u marrë jetën 224 njerëzve.

Furnizimet lokale, transportet dhe industria e sigurimeve priten të pësojnë rënie në të ardhura. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)