30 Prill 2024

Bashkimi Evropian mbështet turizmin në rajonin e Shalës

Prishtinë, 26 prill - Me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Shalën e Bajgorës pritet të realizohet një projekt për turizmin rural, që pritet ta ngjall ekonomikisht këtë rajon.

Projekti në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh do të zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe Komunën e Vushtrrisë.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se është fjala për një projekt tepër të rëndësishëm që do të krijoj kushte për turizmin rural në Shalë.

“Si rrjedhojë ne presim që ky rajon të zhvillohet ekonomikisht, meqë do të krijohen mundësi edhe për investitorët privatë”.

Ai tha se në kuadër të projektit parashihen të kryhen shumë punë që kanë të bëjnë me turizmin rural.

Në këtë kontekst, Imeri përmend konstruktimin e një staze për të ecur për turistë duke filluar nga fshati Sllakovcë, Skromë dhe Gumnishtë të Vushtrrisë për t’u lidhur me fshatrat e Mitrovicës, Bare e Bajgorë.

“Staza do të jetë 10 km e gjatë, 1.5 metra e gjerë dhe do të jetë e shtruar me rërë”.        

Aktivitet tjetër në kuadër të projektit do të jetë edhe vendosja e tabelave shenjëzuese, rregullimi i një ure tradicionale si dhe riparimi i katër krojeve.

Një tjetër segment drejtori Imeri cek edhe  investimet për promovimin e energjisë që prodhohet nga uji dhe rekonstruimi i një mulliri tradicional.

“Ka edhe shumë aktivitete të tjera si: trajnimi i familjeve mikëpritëse, trajnimi i grave për shërbimet e ushqimit, rekonstruimi i 6 odave tradicionale, ferma djathore etj”.

Imeri falënderon IADK-në dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e ofruar për këtë projekt, për të cilin Komuna e Mitrovicës ka participuar me 9 mijë euro, ndërsa Komuna e Vushtrrisë me 25 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)