29 Mars 2024

Bajrami: Turistët të impresionuar nga ajo çfarë ofron Kosova

Zagreb, 20 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami po merr pjesë në Kongresin Botëror, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Turizmit Social që po mbahet në Zagreb, me temën “Zhvillim i Turizmit përmes Përfshirjes”.

Me këtë rast, ministrja Bajrami ka zhvilluar takime me pjesëmarrësit duke i njoftuar ata për mundësitë që i ofron Kosova në fushën e turizmit.


Në këtë takim, ministrja Bajrami foli rreth sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Ajo, ndër të tjera, tha se Kosova posedon resurse të shumta turistike dhe se Qeveria e Kosovës po punon në zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Përkundër  vështirësive nëpër të cilat po kalon Kosova, për shkak se shteti i Kosovës nuk përfshihet në shumë iniciativa dhe organizata ndërkombëtare që merren me promovimin e turizmit, janë bërë përparime në krijimin e mekanizmave të cilët po merren me adresimin e sektorit të turizmit.

Ajo, ndër të tjera, tha se turistët që vizitojnë Kosovë ngelën të impresionuar nga ajo çfarë ofron Kosova, që assesi nuk kufizohet vetëm në mikpritjen e mrekullueshme të qytetarëve të vendit por gjithashtu shoqërohet me diversitetin kulturor, me peizazhet e bukura dhe me historinë tonë të pasur.

Me tej, ajo theksoi se po merr pjesë në këtë kongres për shkak të rëndësisë që ka zhvillimi i turizmit për vendin tonë, por gjithashtu për arsye se Kongresi ka një temë shumë interesante “Zhvillim i Turizmit përmes Përfshirjes”, përfshirja është temë shumë e ndjeshme për shtetin e Kosovës, marrë parasysh politikat përjashtuese të cilat po aplikohen ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Për shkak të këtyre politikave, bota respektivisht rajoni ka përjashtuar dy milion turist potencial, Qeveria e Kosovës po humb dhe vendet që na kanë vënë kufizime po humbin gjithashtu.

Në fund të fjalimit, ministrja Bajrami ka uruar për një Kongres të suksesshëm duke besuar që ky Kongres, por edhe ngjarje të ngjashme do të ndikojnë në politikat regjionale dhe nacionale që fjala “përfshirje” të zë vend në praktikë e të mos mbetet vetëm pjesë e fjalimeve të bukura.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)