16 Maj 2024

Anbang blenu për 1.95 miliardë dollarë hotelin Waldorf Astoria

New York, 8 shtator -  Një ndër adresat më të famshme të New Yorkut zotërohet tani nga një kompani kineze.

Grupi Kinez i Sigurimeve Anbang ka blerë për 1.95 miliardë dollarë hotelin luksoz Waldorf Astoria. Blerja shënon një rekord për çmimin më të lartë të paguar nga ndonjë blerës kinez për një ndërtesë në Shtetet e Bashkuara.

Hoteli, i cili ndodhet në bulevardin e famshëm Park Avenue, u hap në vitin 1931 dhe u shpall monument zyrtar në vitin 1993. Hoteli ka pritur gjatë viteve shumë bujtës të famshëm, nga Frank Sinatra, Ella Fitzgerald e deri tek Marilyn Monroe, e cila pat jetuar për disa kohë në një nga mjediset e ndërtesës.

Kompania Anbang ka në plan t’i bëjë një restaurim të përgjithshëm ndërtesës dhe të rikthejë disa nga elementët arkitekturorë të periudhës kur u ndërtua.

Ndërtesa do të vazhdojë të shërbejë si hotel, për ata që janë të gatshëm të paguajnë nga 550 – 2400 dollarë për një natë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)