08 Maj 2024

Alpinizmi kosovar në pullë postare

Prishtinë, 7 shkurt  - Emisioni më i ri i pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës sjell imazhe të alpinizmit kosovar. Ky sport në Kosovë, edhe përkundër vështirësive dhe rreziqeve, mbetet një ndër sportet e preferuara.

Në Kosovë alpinizmi zhvillohet në Grykën e Rugovës  dhe në Prizren. Federata e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në sistemin e UIAA.

Alpinizmi është aktivitet pothuajse atletik që kërkon aftësi të konsiderueshme psikofizike dhe të përdorimit të pajisjeve specifike.

Zhvillohet në shkëmbinj, akuj, mure të brendshme dhe cak kryesor e ka ngjitjen në një lartësi të caktuar. Alpinizmi përfshin: Ngjitjen në Gurë, Ngjitjen në Mure të Brendshme, Ngjitjen në Akull, Ngjitjen pa Litar, Ngjitjen Sportive, etj.

Pulla postare me imazhe të alpinizmit kosovar është lëshuar të premten në qarkullim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)