13 Maj 2024

40 340 vizitor pushojnë në hotelet e Kosovës për tre muaj

Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për TM3 2015.

Në TM3 2015 Pjesë e anketës janë 107 hotele, që ushtrojnë veprimtari  hoteliere në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, Ferizajt, Pejës. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 17.07%.

Në TM3 2015 numri i vizitorëve është 40 340 vizitor, 43.29 % janë  vizitor vendor, dhe 56.71 % janë vizitor të jashtëm kurse numri i bujtjeve  në TM3 2015 është 57 837 bujtje, 42.40% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 57.60 % janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet të tyre e ka regjioni i Prishtinës me 21 726 vizitor dhe 31 530 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)