23 Maj 2024

370 anëtarë të SBASHK-ut pushojnë në bregdetin shqiptar

Durrës, 23 qershor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka vazhduar edhe këtë verë me traditën e mirë për të dërguar punëtorë të arsimit dhe UP-ja nga të gjitha komunat e Kosovës për pushime në bregdetin shqiptar.

Kryesia dhe Këshilli Drejtues i SBASHK-ut kanë autorizuar një komision që të bëj gjithë përgatitjet ndërsa përzgjedhjen e pushuesve  e kanë bërë organet sindikale nga komunat dhe Universiteti.

Të 370  anëtarët  e SBASHK-ut kanë nisur pushimet në bregdetin shqiptar në Durrës. Qëndrimi i tyre në buzëdet është një traditë që po vazhdon dhe sigurohet nga mjetet e grumbulluara në Fondin për  rekreacion të SBASHK-ut.
   
Mësimdhënësit dhe të punësuarit tjerë në arsimin e Kosovës shprehin respektin e tyre dhe gëzimin që janë përzgjedhur nga kolegët e tyre dhe janë të kënaqur me kushtet që ofron ky bregdet. Ata kanë lavdëruar edhe Kryesinë e SBASHK-ut dhe komisionin 10 anëtarësh që ka punuar me përkushtim në mënyrë që pushimet të jenë sa më të organizuara.

Kryetari i SBASHK- ut Rrahman Jasharaj, duke u gjendur mes pushuesve ka bashkëbiseduar me ta dhe ka parë nga afër atmosferën e mirë që mbretëron aty. Pushuesit janë shprehur me respekt për gjithë angazhimet e SBASHK-ut dhe për këtë aktivitet rekreativ duke shtuar disa nga ata se janë për të parën herë në bregdetin e bukur shqiptar.

Ky aktivitet ka nisur para 4 vitesh me 100 pushues për   t’u  shtuar numri i tyre nga viti në vit.  Në SBASHK këtë aktivitet e konsiderojnë si njërin prej angazhimeve të shërbimeve  të shumta në shërbim të anëtarësisë dhe premtojnë se do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)