06 Maj 2024

2 386 turistë vizituan Kapadokian në 10 muajt e parë

Ankara, 9 nëntor - Në 10 muajt e parë të këtij viti zonën turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si atdheu i Kuajve të Bukur, e kanë vizituar 2 milionë e 386 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Kapadokia po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes.

Kapadokia është një nga qendrat e rëndësishme turistike në Turqi. Në 10 muajt e parë të këtij viti krahinën e kanë vizituar 2 milionë e 386 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Nga muzetë, rrënojat antike që ndodhen në zonë turistike të Kapadokias, e njohur ndrysh edhe si atdheu i Kuajve të Bukur, në vit sigurohen mesatarisht 5 milionë dollarë të ardhura.

Parashikimet janë që deri në fund të vitit të ketë rritje të të ardhurave nga turizmi, kurse numri i turistëve ti afrohet 3 milionëve, duke thyer kështu rekordin e vizitorëve për vitin 2012.

Disa nga vendet e kësaj krahine që janë vizituar më shumë në 10 muajt e parë të vitit janë muzeu i hapur në natyrë “Göreme”, qytetet nëntokësore “Kaymaklı” dhe “Derinkuyu”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)