13 Maj 2024

Zonat Ekonomike parashihen si problematike për komunën e Ferizajt

Prishtinë, 19 janar - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, takoi sot kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajlin, për të diskutuar mbi bashkëpunimin në mes të pushtetit qendror dhe lokal.

Xhemajli, njëherazi edhe kryesues i asociacionit të kryetarëve të komunave, e njoftoi ministren Kusari-Lila për punën që Komuna e Ferizajt është duke bërë për biznese, ndërsa në takim u ngritën tri çështje të diskutimit: kalimi i inspektorëve komunal të tregut nga niveli lokal në nivel qendror, funksionimi i qendrave për regjistrim të biznesit, ku të gjitha shërbimet kryhen në një vend si dhe funksionimi i zonave ekonomike.

Për kalimin e inspektorëve të tregut nga menaxhimi ne nivel lokal, pra nga administratat komunale tek niveli qendror,  respektivisht tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kryetari i Ferizajt premtoi mbajtjen e një takimi të Bordit dhe Këshillit të Kryetarëve të Komunave për të marrë pëlqimin e të gjithëve lidhur me marrëveshjen për këtë ndryshim.

Xhemajli tregoi që në kuadër të komunës ekziston drejtoria për përkrahjen e bizneseve dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe Agjencinë për Promovimin e Investimeve (agjenci këto që veprojnë në kuadër të MTI-së), veçanërisht në fuqizimin e qendrave për regjistrim të bizneseve.

Zonat Ekonomike parashihen si problematike për komunën e Ferizajt, kjo sepse për një zonë të caktohet si ekonomike duhen leje nga gjashtë ministri.

Lidhur me këtë ministrja Kusari-Lila tha “Jemi të njoftuar se sa problematike është qasja në zonat ekonomike, por ju premtoj se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem. Në bashkëpunim me ministrat tjerë do t’i shqyrtoj mundësitë që leja të merret vetëm nga një zyre dhe mos të komplikohet i tërë procesi”.

Ky takimi i ministres Kusari-Lila me përfaqësues të  asociacionit të kryetarëve të komunave është i pari për këtë vit dhe vizita të tilla do të vazhdojnë edhe me kryetarë të tjerë të komunave me qëllim të ngritjes edhe më të madh të bashkëpunimit në mes te nivelit qendror dhe lokal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)