27 Prill 2024

Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë

Prishtinë, 26 korrik - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka pranuar njoftimin se marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë ka hyrë në fuqi dje, me datë 24 Korrik, pas përfundimit të procedurave të brendshme për ratifikimin e saj nga pala çeke.

Ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet.

Kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë.

Duke falenderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)