19 Prill 2024

Zhbogar vuri gurin themeltar të Petrol Oti Sllovenia

Prishtinë, 9 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Samuel Zhbolgar në kuadër të vizitës në Kosovë ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës dhe ka marr pjesë në manifestimin e vënies së gurit të themelit të depove për karburante të naftës të cilën do ta ndërtojnë Petroll Oti Sllovenia nga Prishtina dhe Petroll nga Lubjana.

Duke i përshëndetur mysafirët e lartë nga Sllovenia , kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka thënë se miqësia në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është kalitur në çastet më kritike të Kosovës.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë rreshtimin e vendit Tuaj në anën e Kosovës në kohë kur këtij vendi i kërcënohej rreziku i zhdukjes nga faqja e dheut. Lidhjet e veçanta mes dy vendeve tona janë dëshmuar edhe pas luftës. Sot, Sllovenia është investitori më i madh i jashtëm në Kosovë”.

Me këtë rast Gërxhaliu tha se ka ardhur koha për fazën e re të bashkëpunimit ekonomik – për kooperim më të lartë në fushën e prodhimit dhe përdorimit e teknologjive bashkëkohore.

“Pra, ka ardhur koha që të ngrihemi mbi tregtinë e thjesht  dhe të fillojmë projekte të përbashkëta ku do të gjejnë vend – nga njëra anë - interesi slloven për tregjet tradicionale sikurse ai i Kosovës dhe – në anën tjetër – interesi i Kosovës që t’i afirmoj përparësitë e veta komparative”.

Kryetari i OEK-ut tha se Oda përkrahë fuqishëm këtë lloj bashkëpunimi mes vendeve tona dhe theksoi se në këtë kuadër Qeveria e Republikës së Kosovës  është duke e hapur maksimalisht tregun vendor duke krijuar kushte për investime të papenguara të kompanive të huaja.

“Kosova aspiron fuqishëm të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Një nga mënyrat për tu legjitimuar për këtë status është të bëhemi partner i denjë ekonomik i një anëtari të BE-së sikurse është Sllovenia. Ju do ta keni tek Oda Ekonomike një partner të afatgjatë sepse jemi të bindur se përvoja e vendit Tuaj nga tranzicioni ka vlerë të arit për Kosovën”.

Kryetari Gërxhaliu tha se Oda Ekonomike e Kosovës është thellësisht e bindur se nga një bashkëpunim i tillë i ardhshëm mund të fillojmë që tani të planifikojmë edhe daljen e përbashkët në tregje të treta – gjë që sipas vizionit tonë do të përbënte kulmin e bashkëpunimit tonë ekonomik dhe kurorën e marrëdhënieve tona të shkëlqyera politike.

Duke përshëndetur vënien e gurit të themelit të depove të karburanteve në fshatin Dobrevë, të Fushë Kosovës, zëvendës kryeministri i Kosovës, Ramë Manaj theksoi se bëhet fjalë për një objekt i rëndësisë se veçantë për biznesin dhe ekonomin e Kosovës, i cili zgjat hallkën e bashkëpunimit ndërmjet te bizneseve dhe te ekonomisë sllovene me atë kosovare.

“Ekonomia është pista me e mire e mundshme e ndërtimit te urave te bashkëpunimit ne mes te dy vendeve dhe dy popujve. Republika e Sllovenisë është partneri kryesor i zhvillimit dhe i investimeve ne Republikën e Kosovës dhe ne ekonominë e saj sepse Republika e Sllovenisë dhe populli slloven është nder me te dëshmuar ne te kaluarën dhe ne te tashmen për ndihmën vendit dhe e popullit tone”, tha Manaj.

Samuel Zhbogar, Ministër i Jashtëm i Sllovenisë vlerësoi se investimi i Petrollit ne Kosovë do te kontribuoj ne bashkëpunimin e mëtejshëm dhe me te madh ndërmjet dy ekonomive dhe dy shteteve.

“Jam i kënaqur qe ky investim dhe investimet e ardhshme qe do te bëhen do te kontribuojnë ne rritjen e numrit te punësuarve .Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kane zhvilluar marrëdhënie te shkëlqyeshme politike dhe me kënaq fakti se prodhimet dhe shërbimet sllovene ne Kosovë janë shume te çmuara te respektuara”.

Në Kosovë aktualisht janë prezent 300 afaristë nga Sllovenia që, sipas ministrit Zhbogar tregon se sa të mirëpritur janë në Kosovë.

“Sllovenia është e interesuar për një Kosove te zhvilluar ekonomikisht .Për këtë arsye po bëjmë përpjekje edhe brenda Unionit Evropian qe Kosovës ti kushtohet vëmendja e nevojshme ,ne mënyrë qe UE me angazhimin e vet te kontribuoj ne zhvillimin e mëtejshëm te Kosovës dhe te rajonit”.

“Sllovenia edhe me tutje do te qëndroj fuqishëm pranë Kosovës si aleat dhe ne një farë mënyre konsulentë për lidhjen e Kosovës me UE, si ne reformat institucionale ashtu dhe për zhvillimin ekonomik”.

Jam tërësisht i bindur se bashkëpunimin tone ne te ardhmen do ta thellojmë edhe me shume sikundër Petrolli sot ashtu edhe ndërmarrjet tjera sllovene e shohin te ardhmen ne bashkëpunim dhe investime ne Kosovë, përfundoi ministri Zhbogar.

Investitorët e depove prej 7.000 tonelata janë Petrol nga Lubjana dhe Petrol Oti Sllovenia nga Prishtina. Në realizimin e këtij projekti do të investohen afro 5 milion euro dhe pritet që të kryhet brenda vitit të ardhshëm. Ndryshe i tere investimi i Petroll nga Lubjana kap shumën prej 30 milion euro.

“ Bashkëpunimi në mes të ekonomisë së Sllovenisë dhe Kosovës ka traditë të begatshme. Drejtimi kryesor i Shoqërisë Petroll në tregun e Kosovës është rritja e kompanisë Petroll Oti Sllovenia”, ka thënë kryetari i Këshillit Drejtues të Petroll Lubjana, Aleksander Svetellshek.

Ndërkaq Kryetari i Këshillit Drejtues të Petrol Oti Sllovenia, Nazmi Bytyqi ka deklaruar se shteti i Kosovës ka kornizë moderne ligjore.

“ Për bizneset është me rëndësi aplikimi i tij. Kur them këtë mendoj në rregullimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qarkullimin e derivateve të naftës, mbrojtjen e mjedisit dhe realizimin e standardeve të larta teknologjike. Kompania Petrol Oti Sllovenia të gjitha këto mund t’ua ofron qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe tregtia me derivatet e naftës është veprimtari themelore e Shoqërisë Petroll. Përgjegjësia për furnizim të mirëfilltë me kualitetin më të lartë të derivateve dhe kushtet kualitative të deponimit është qëllim shumë i rëndësishëm i Petrollit  i cili mundëson pavarësinë në sigurimin e derivateve dhe konkurrencë të suksesshme.

Kompania Petroll Oti Sllovenia përveç fillimit të punimeve në projektin e ndërtimit të depove të derivateve të naftës në fshatin Dobrevë, brenda këtij viti planifikon që numrin e pompave të benzinës ta rrit në shtatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)