27 Prill 2024

Zhbllokohen pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Merdare e Bërnjak

Prishtinë, 21 qershor - Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se nuk janë të bllokuara pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.

Sipas njoftimit, hyrje-daljet në këto pika kufitare zgjasin tre deri në pesë minuta, po ashtu nuk ka kolona të automjeteve.

Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)