28 Mars 2024

Zharku dhe Meta hapën panairin “Albrelax 2010”

Tiranë, 30 shtator - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të mobilierisë “Albrelax 2010”, që po mbahet në Tiranë.

Hapjen solemne të panairit e bënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Lutfi Zharku tha: \"Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përkrah dhe do të inkurajojë bashkëpunim ndërmjet bizneseve dhe promovimin e produkteve të tyre në tregjet rajonale dhe me gjerë.

Organizimi i panaireve të specializuara dhe pjesëmarrja e bizneseve në to, nuk është më thjesht vetëm prezantim i produkteve para konsumatorëve në një vend, por është shumë, më tepër.

Panairet paraqesin mundësi ideale për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes biznese të vendeve të ndryshme, që njëkohësisht paraqesin forum për shkëmbim të ideve, shqyrtim të projekteve të niveleve regjionale, si dhe mundësi për tërheqje të investimeve nga vende të ndryshme\", theksoi Zharku.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht të Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe të USAID-it, kanë mbështetur Shoqatën e Përpunuesve të Drurit, në kuadër të së cilës po marrin pjesë 12 kompani kosovare, të cilat po i ekspozojnë produktet e tyre, si: dyer dhe dritare,  dollapë kuzhine, sirtarë, kolltukë, tavolina dhe dysheme druri.

Krahas ekspozimit të produkteve, afaristët po kontaktojnë edhe me afaristë të kompanive tjera pjesëmarrëse në panair për të shkëmbyer përvojat e tyre, si dhe për format e mundshme të bashkëpunimit.

Mbështetja e kompanive kosovare nga MTI-ia është bërë me qëllim të mundësimit të ekspozimit të produkteve të tyre në këtë panair, e që njëkohësisht edhe të hulumtimit të formave të ndryshme për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.

Panairi ndërkombëtar i mobilierisë “Albrelax” po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tirane, që ka filluar nga data 30 shtator, e që do të zgjasë deri me 3 tetor 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)