02 Maj 2024

Yeni japonez dhe çmimi i arit fluturojnë në bursa

Tokio, 21 gusht - Yeni japonez arriti kuotën e vet më të lartë kundrejt dollarit amerikan që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, çmimi i metalit të verdhë arriti një rekord të ri historik, ndërsa bondet dyvjeçare të qeverisë zvicerane u pranuan nga investitorët përkundrejt një interesi negativ.

Bondet dhjetëvjeçare amerikane u shitën për një interes prej më pak se 2 për qind për herë të parë në gjashtë dekada. Dollari kushton më pak se 76 jenë japonez. Onçi i arit u rrit në 1877 dollarë.

“Kjo është një situatë e ngjashme me Lizën në Botën e Çudirave”, komentoi Marc Chandler, një strateg i investimeve në SHBA. “Ne tani e kemi kaluar pasqyrën”, shtoi ai.

Bondet me interes negativ janë ato që shiten më shtrenjtë sesa vlera e tyre nominale plus interesi.

Investitorët duket se po bëjnë gjithçka t`u largohen investimeve të rrezikshme në euro, përfshirë edhe pranimin e një interesi negativ.

Rënia dramatike e interesave të bondeve të vendeve të mëdha si SHBA, Gjermani apo Britani e Madhe, ka bërë që investitorët të debatojnë nëse edhe këto vende po hyjnë në rrugën e Japonisë, e cila ka borxh shumë të lartë, interesa shumë të ulëta dhe stanjacion ekonomik që vijon prek vitesh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)