29 Prill 2024

Wall Street mbyllet me ulje, çmimit e naftës në rritje

New York, 6 mars - Bursa e New Yorkut u mbyll dje me ulje nën presionin e një rritjeje tjetër të çmimit të naftës dhe pavarësisht uljes së papunësisë në SHBA: Dow Jones fitoi 0,72 për qind dhe Nasdaq 0,50 për qind.

Sipas shifrave përfundimtare të mbylljes, Dow Jones Industrial Average ra me 88,32 pikë në 12.169,88 pikë dhe Nasdaq, dominues teknologjik ra me 14,07 pikë në 2.784,67 pikë.

\"Tregu po tregon shumë shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve politike dhe rritjen e çmimit të naftës\'\', theksoi Peter Cardillo nga Avalon Partners.

Çmimi i naftës arriti në më shumë se 104 dollarë në Nju Jork, një fakt i pazakontë që prej vitit 2008 që rriti frikën se fluturimi i çmimeve të energjisë do të pengonte rimëkëmbjen ekonomike botërore.

\"Situata në Libi duket se do të vazhdojë të jetë e përkeqësuar gjë që do sjellë një rritje të çmimit të naftës edhe në ditët e ardhshme\'\', shtoi Cardillo, duke nënvizuar pasiguritë që ekzistojnë me hyrjen e fundjavës.

Ky aktualitet ka dominuar shifrat inkurajuese të tregut të punës publikuar në SHBA, ku përqindja e papunësisë është ulur për të tretin muaj radhazi me 8,9 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)