13 Maj 2024

Vetëvendosje shpalos në Tiranë aksionin e 14 janarit

Prishtinë, 11 janar - Lëvizja “Vetëvendosje” ka paraqitur sot në Tiranë aksionin e saj për të bllokuar pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë më 14 janar.

Në një tryezë të organizuar në Tiranë, përfaqësues të “Vetëvendosjes” i kanë bërë thirrje të gjtihë shqiptarëve t`i bashkohen këtij aksioni.

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti ka theksuar se më 14 janar do të protestohet në mënyrë paqësore për të mbrojtur prodhimin shqiptar.

“Më 14 janar në mënyrë paqësore do të bllokojmë kufirin me Serbinë në mbrojtje të vendimit të kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë, në mbështetje të prodhuesve vendor pasi ne mendojmë se reciprociteti sjell barazi dh barazia sjell zhvillime të qëndrueshme” ka theksuar Kurti.

Sipas tij ky aksion i “Vetëvendosjes” nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën por me të gjithë shqiptarët kudo që janë.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet që i përkasin kombit shqiptar që është më i madh se këto dy shtete dhe të gjithë duhet të bashkohen për t`iu gjendur kombit shqiptar në vështirësi kudo që ai ndodhet” ka shtuar më tej Kurti.


Lëvizja “Vetëvendosje” do të zhvillojë më datën 14 janar një protestë me moton “Serbia nuk kalon” duke bllokuar pikat e kalimit kufitar të Merdarës dhe Dheut të Bardhë ndërsa janë vendosur edhe autobusë të cilët nisen nga Tirana në datën 14 janar në sheshin “Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës për të gjithë shqiptarët të cilët duan të marrin pjesë në protestë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)