02 Maj 2024

Vetëvendosje serish rrotulluan një kamion me mallra serbe

Prishtinë, 30 tetor - Sot, rreth orës 14.00, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! ndaluan kamionin me targa serbe SJ 001-UO dhe pas verifikimt të prejardhjes së mallit e rrotulluan atë.

Kamioni sipas Vetëvendosjes transportonte grurë nga Serbia dhe se aksioni u zhvillua në kilometrin e parë të magjistrales Arllat-Malishevë.

\"Në këtë situatë ku Serbia e vërshon tregun e Kosovës me mallrat e saj dhe Qeveria beson në vullnetin e mirë të Serbisë, neve nuk na mbetet tjetër përveç se ta dëmtojmë Serbinë brenda Kosovës\", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të ditur së do të vazhdojë me aksione politike të cilat e mbrojnë interesin e vendit dhe njëkohësisht kërkon nga qytetarët që ti bojkotojë mallrat e Serbisë e ti konsumojnë mallrat vendore.

Në këtë mënyrë sipas Vetëvendosje dëmtohet Serbia dhe zhvillohet Kosova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)