07 Maj 2025

Vazhdon rënia e bursave globale

New York, 26 korrik - Goditjet në bursat ndërkombëtare vijuan edhe të martën. Tregjet kryesore të Azi-Paqësorit, Amerikës dhe Europës vijuan me tendencën e uljes dhe tregu financiar po acarohet gjithnjë e më shumë.

Edhe situata në Eurozonë po përkeqësohet. Spanja bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e aplikimit për ndihmë që të shmangë falimentimin, ndërkohë që zyrtarët e BE-së i kërkojnë Greqisë të bëjë ristrukturimin e borxheve. Ndërsa ulja e nivelit nga \"Moody\" për Gjermaninë shqetësoi investitorët.

Si pasojë e zhvillimeve negative, bursat kryesore botërore vazhduan të ulen, sidomos IBEX35 me 3.58 për qind dhe FTSE MIB me 2.71 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)