29 Mars 2023

USAID lanson Dritaren e Eksportit

Prishtinë, 15 dhjetor - Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Xhoshua Majk do të flasë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit - produkt i ri financiar i përshtatur për  kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport.

Dritarja e Eksportit është iniciuar dhe themeluar bashkarisht nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe USAID Kosovo Compete Activity.

Pritet që Dritarja e Eksportit të ketë një efekt të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe eksportuese të mallrave dhe shërbimeve të Kosovës duke mundësuar qasje në financim  më të madh për investime të reja dhe përmirësime teknologjike.

Ngjarja do të përbëhet nga fjalimet e hapjes dhe ato kryesore, nga perspektivat e biznesit dhe të bankave, si dhe do të përfshijë një përmbledhje të veçorive kryesore dhe më të rëndësishme të Dritares së Eksportit.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)