02 Maj 2024

Trepça: Kamionet transportojnë koncentrat të pjesës veriore

Prishtinë, 21 shtator - Përmes një komunikate për media Ndërmarrja Trepça njofton opinioni lidhur me shqetësimin e shfaqur për kamionët e kompanisë Eurokop me targa të Serbisë, që hyrën dje në hapësirat e Parkut Industrial-Trepça në Mitrovicë.
 
Në demant thuhet se kamionet nuk kanë të bëjnë asgjë me pjesën jugore të ndërmarrjes Trepça.

Këta kamion, transportojnë koncentrat të pjesës veriore të Trepçës, por që zhdoganohen në Terminalin Doganor, i cili është i vendosur në Parkun Industrial të pjesës jugore të Trepçës.

Prandaj, çdo orvatje për ta interpretuar ndryshe këtë çështje e konsiderojmë spekulim dashakeqës, thuhet në demantin e Zyrës për mardhënie me publikun të Ndërrmarjes Trepça.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)