03 Maj 2024

Tregtia elektronike në Bullgari zhvillohet shpejt

Sofje, 14 tetor - Bullgaria është ndër 5 vendet e para me internetin më të mirë në botë. Mirëpo, sipas pagesave elektronike Visa Europe, mezi 10 për qind të pagesave në vend bëhen elektronikisht.

Asociacioni i tregtisë elektronike në Bullgari pohon se 60 për qind të konsumatorëve të vendeve të mëdha bëjnë blerje në mënyrë elektronike. Megjithëse sipas statistikës zyrtare të BE-së rreth 2-3 për qind të bullgarëve e bëjnë këtë lloj shopingu.

Asociacioni i tregtisë elektronike në vend parashikon se sivjet blerjet përmes rrjetit do të shtohen ndjeshëm. Sipas të dhënave jozyrtare gjatë vitit 2010 qarkullimi i përgjithshëm i tregtisë në internet në Bullgari ka qenë 50 mln euro.

Kjo shifër nuk është e lartë në krahasim me 8 trilionë dollarët, të bëra në shkallë botërore. Pjesa dërmuese e marrëveshjeve ka të bëjë me ankandin online të llojit e-Bay, d.m.th. ai midis personave privatë.

Më pak se gjysma e transaksioneve janë midis tregtarëve dhe klientëve. Kjo gjithashtu shpjegon se pse shumë marrëveshje nuk mund regjistrohen zyrtarisht dhe të mësohet se çfarë është situata në tregun elektronik.

Njëra prej arsyeve për interesimin e dobët të bullgarëve për blerjen online ka të bëjë me mosbesimin dhe frikën. Mosbesim në mënyrat e pagimit, kurse frikë se nuk do ta marrin mallin e porositur, për të cilin kanë paguar. Kjo do të thotë se nuk njihen mirë specifika e pagimit online dhe mjetet e sigurisë, të cilat kanë bankat dhe firmat që lëshojnë kartela debit dhe kredit.

Arsyeja tjetër është që njerëzit nuk i besojnë tregtarët online. Prandaj shumë dyqane në internet ekzistojnë edhe në tregun fizik. Pothuaj nuk ka firmë me emër të mirë në treg, e cila të mos i ofrojë mallrat dhe shërbimet e saj në intrenet. Mirëpo, aktualisht në hapësirën virtuale dominojnë dyqanet të vogla dhe jo të popullarizuara.

Tendencat pozitive vërehen prej të gjithëve. Disa rrjete të njohura dyqanesh të pajisjeve shtëpiake dhe të elektronikës pohojnë se, nga 10 deri në 30 për qind të shitjeve bëhen elekronikisht. E suksesshme është tregtia me veshje, këpucë dhe aksesorë.

Ka edhe shumë për të ecur që të realizohet një tregti e mirë elektronike në Bullgari. Diskutohen masa të ndryshme se si të përmirësohen ofertat. P.sh. ndaj çmimit të mallit të shtohen shpenzimet e transportit, kështu që blerja në internet të mos dalë më e shtrenjtë sesa shopingu në dyqanet fizike.

Si duket, këto çështje janë zgjedhur në sajtet për blerjen masive ose në të ashtuquajtura sajte për “blerje sociale”. Sipas burimeve të ndryshme për një vit ato u bënë 30 në vend, duke pasur parasysh se popullsia e Bullgarisë numërohet 7 milionë e gjysmë.

Kjo do të thotë se tregtia elektronike sjell të holla dhe e gëzon interesin e konsumatorëve. Sajti më i madh i të regjistruarve tejkalon 300 mijë konsumatorë, kurse qarkullimi i tij mujor është disa qindra mijë euro.

A do të ndryshohet mënyra e blerjes e bullgarëve nuk dihet me siguri, sidomos kur i kemi parasysh problemet, me të cilat ballafaqohen kompanitë. Kohën e fundit 200 konsumatorë u bënë viktima të mashtrimit në një sajt bullgar.

Klientët e tregtisë elektronike kanë përse të shqetësohen. Të dhënat e Qendrës evropiane të konsumatorëve në Bullgari tregojnë se, blerësit janë të pakënaqur me mosdorëzimin e mallrave ose me dorëzimin e produkteve të paporositura, po ashtu me mallra që kanë emrin tregtar falso.

Ekspertët pohojnë se gjithçka që ka të bëjë me zhvillimin e teknologjive është në dobi të konsumatorëve dhe ata duhet të përballojnë frikën, duke klikuar mbi butonin “blej” në faqen e dyqanit në internet. Sipas parashikimeve të fundit të Asociacionit të tregtisë elektronike në vend, sivjet marrëveshjet e bëra online do të kalojnë mbi 50 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)