29 Prill 2024

Tregjet evropiane shënojnë rënie

Prishtinë, 25 mars - Tregjet evropiane e kanë nisur ditën me rënie, për shkak të shqetësimeve të krijuara nga kriza në Portugali.

Një tjetër arsye që ka shkaktuar rënie në bursën evropiane është dhe kriza libiane, që i ka detyruar investitorët të tërheqin fitimet e muajve të kaluar.

Investitorët do preferojnë të qëndrojnë të tërhequr për të parë më tej zhvillimin e ngjarjeve dhe efektet e dorëheqjes së kryeministrit portugez Sokrates, pas refuzimit të parlamentit për të miratuar planin shtesë të shtrëngimit ekonomik.

Investitorët do jenë të kujdesshëm edhe për shkak të krizës në Japoni dhunës në Libi dhe trazirave në Lindjen e Mesme. Treguesi britanik FTSE 100 është hapur midis 5 dhe 7 pikë më shumë.

Treguesi gjerman DAX është hapur midis 2 dhe 11 pikë më shumë dhe ai francez CAC-40 është rritur në maksimum me 3 pikë në hapje të tij.

Në sesionin e kaluar Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 u mbyll në rritje me 0.3%. Sektori minerar realizoi performancën më të mirë dhe Indeksi STOXX Europe 600, për lëndët bazë u mbyll në rritje me 1.8%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)