29 Mars 2024

Toka dhe ndërtesa “ENG Beton” Kamenicë tërhiqet nga likuidimi

Prishtinë, 11 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se ka tërhequr nga likuidimi me shitje të aseteve nr. 5. Njësinë nr. 8: Toka dhe ndërtesë e dëmtuar “ENG Beton” Kamenicë.

Kjo njësi, që përfshin një parcelë toke dhe një ndërtese të dëmtuar, pronë e NSh ENG Beton me një sipërfaqe të përafërt prej 294 m² që ndodhet në rrugën kryesore të qytetit të Kamenicës, ishte paraparë të privatizohen përmes procesit të likuidimit me shitje të aseteve numër 5 me datën 1 Dhjetor 2010.

Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 5, përmban 28 Njësi/Asete.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)