20 Prill 2024

Thellohet bashkpunimin mes Doganes se Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 5 mars - Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës Naim Huruglica me bashkëpunëtorë, priti sot në vizitë pune Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Maqedonisë Vanco Kargov me bashkëpunëtorë. 

Qëllim i këtij takimi ishte diskutimi për ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve, përfshirë edhe formalizimin e këtij bashkëpunimi përmes nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe; me qëllim të luftimit të dukurive negative me të cilat përballen dy Institucionet por edhe të lehtësimit të tregtisë në mes të dy vendeve.

Drejtori i përgjithshëm Huruglica prezantojë para Doganës së Maqedonisë të arriturat dhe sfidat e Doganës së Kosovës gjatë vitit të kaluar si dhe ngriti për diskutim temat me interes të dyanshëm.    

Temat kryesore që u diskutuan në takim ishin: Bashkëpunimi doganor dypalësh, çështjet fiskale, inkurajimi dhe mbështetja e biznesit, dhe lehtësimi i procedurave doganore.  

Ndër tjera u diskutua edhe implementimi në praktikën e obligimeve të dala nga Strategjia Kombëtare e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), pastaj shkëmbimi i rregullt i informatave elektronike në çështjet e zbatimit të ligjit me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kontrabandës si dhe në përmirësimin e mëtejmë të koordinimit të aktiviteteve.   Kjo vizitë shërbeu për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të cilat tanimë janë në një nivel të mirë.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)