02 Maj 2024

Thellohen marrëdhenjet tregtare SHBA - Kinë

Pekin, 12 shkurt - Këshilli i Biznesit Kinë-ShBA, një organ jofitimprurës që përfaqëson ndërmarrjet amerikane si Coca- Cola, etj., që kanë biznes në Kinë, bëri të ditur se marrëdhënia e forta me leverdi reciproke ekonomiko-tregtare është në favor të interesit të përbashkët të të dyja vendeve.

Për këtë, Kina dhe ShBA-ja duhet të vazhdojnë të nxitin së bashku thellimin e marrëdhënieve në fushën përkatëse.

Në deklaratë Këshilli vuri në dukje se bashkëpunimi kino-amerikan është në të mirë të ekonomive të të dyja vendeve, por edhe për t\'i ardhur në ndihmë popujve në mbarë botën për përmirësimin e nivelit jetësor.

Të dyja palët duhet të thellojnë më tej bashkëpunimin, duke zgjidhur divergjencat e ndryshme.

Sidomos, ShBA-ja duhet t\'i inkurajojë kompanitë kineze të investojnë në ShBA për të krijuar më shumë vende pune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)