29 Shkurt 2024

Thellohen humbjet në tregjet ruse

Moskë, 22 shkurt - Monedha ruse rubla dhe tregjet e aksioneve po humbin vlerën pasi Rusia njohu të ashtuquajturat administrata të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

Me përshkallëzimin e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, kursi dollar/rubël filloi ditën me një rritje prej 1 për qind dhe u rrit në 80, ndërsa kursi euro/rubla u rrit me 1 për qind në 91,1.

Bursa e Moskës (MICEX), u zhvlerësua me 6,6 për qind në 2.853 pikë, ndërsa indeksi RTS ra me 10 për qind në 1.087 pikë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje nënshkroi dekretin për njohjen e të ashtuquajturave republika të separatistëve pro-rus në Ukrainën lindore, ndërsa SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) dënuan zhvillimet dhe njoftuan se do të ndërmarrin hapa në lidhje me sanksionet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)