01 Prill 2023

Tërmeti në Japoni ul çmimin e naftës

Tokio, 12 mars - Tërmeti në Japoni ka shkaktuar rënien e çmimeve të naftës nën 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në më shumë se një javë.

\"Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë ndjeshëm pasi pjesë të konsiderueshme të rafinerive në Japoni janë mbyllur për shkak të tërmetit dhe cunamit\", citon agjencia Reuters zyrtarët lokalë.

Japonia është njëra nga importueset më të mëdha të naftës në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)