26 Prill 2024

Të bërit biznes në 2012, Kosova renditet e 117-të

Washington, 20 tetor - Raporti i fundit i IFC-së dhe Bankës Botërore konstaton për vitin e nëntë në vazhdim se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore kryesojnë në përmirësimin e rregullave të biznesit për sipërmarrësit, ndërsa Kosovanë Të bërit biznes për vitin 2012 është e renditur në vendin e 117-të, njësoj sikur vitin e kaluar.

I bërë publik sot, “Të bërit biznes për vitin 2012: Të bërit biznes në një botë më transparente”, vlerëson rregullat që prekin firmat e vendit në 183 ekonomi. Raporti i klasifikon ekonomitë në 10 fusha të rregullave të biznesit, të tilla si, nisja e një biznesi, zgjidhja e çështjes së falimentimit, dhe tregtisë ndërkufitare.

Metodologjia e përdorur nga studimi këtë vit u zgjerua për të përfshirë treguesit e lidhjeve elektrike. Në listën e ekonomive më të përparuara për lehtësimin e të bërit biznes, dy vende të Evropës dhe të Azisë Qendrore janë ndër tre vendet më të mira të botës: Moldavia është numri dy – duke u ngjitur 18 vende, nga vendi i 99të në vendin e 81të – dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – duke u ngjitur 12 vende, nga vendi i 34të në të 22të.

Klasifikimi i përgjithshëm i lehtësisë të të bërit biznes mbështetet në 10 tregues dhe mbulon 183 ekonomi. Rangimi i Kosovës sipas treguesve në Të bërit biznes për vitin 2012 është: Nisja e një biznesi (vendi) 168; Zgjidhja e çështjes së lejeve të ndërtimit, (vendi) 171; Sigurimi i energjisë elektrike (vendi) 124; Regjistrimi I pronës (vendi) 73; Marrja e kredive (vendi) 24; Mbrojtja e investitorëve (vendi) 174; Pagimi i taksave (vendi) 46; Tregtia ndërkufitare (vendi) 131; Zbatimi i kontratave (vendi) 157; dhe Zgjidhja e çështjes së insolvencës (vendi) 31.

Vitin e shkuar, 21 nga 24 ekonomitë e rajonit i kanë përmirësuar rregullat e biznesit për firmat e vendeve të tyre përmes zbatimit të 65 reformave në fusha të tilla si zgjidhja e çështjes së falimentimit, marrja e lejeve të ndërtimit, zbatimi i kontratave dhe mbrojtja e investitorëve. Në mes të një krize ekonomike globale, 40 për qind e ekonomive të rajonit i kanë përmirësuar procedurat e falimentimit, duke zbatuar masa të tilla si ligje të përmirësuara të falimentimit.

E renditur në vendin e 16-të, Gjeorgjia kryeson në rajon për lehtësitë e të bërit biznes. Gjeorgjia vazhdoi programin e saj të gjerë të reformave duke thjeshtuar nisjen e një biznesi dhe zgjeruar mundësitë për të marrë kredi. Qysh nga viti 2005, ajo ka futur kode të reja të kompanive dhe të doganave, ka riorganizuar regjistrin e pronave, ka ndërmarrë një reformë të gjerë gjyqësore dhe ka ngritur një zyrë të kredive.

Armenia është ngjitur gjashtë vende në klasifikimin botëror, duke u renditur në vendin e 55të përmes zbatimit të pesë reformave rregullatore dhe institucionale nga qershori i vitit 2010 deri në maj të vitit 2011, më shumë nga të gjitha vendet e tjera ne rajon. Qiproja u ngjit në vendin e 40të përmes forcimit të mbrojtjeve për investitorët

Federata Ruse e ka lehtësuar procesin e regjistrimit të pronave, ka ulur numrin e dokumenteve të nevojshme për tregti, dhe e ka bërë marrjen e energjisë elektrike më pak të kushtueshëm duke rishikuar tarifat e lidhjeve elektrike. Gjeorgjia, Lituania, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldavia, Federata Ruse dhe Ukraina kanë zbatuar secila nga katër reforma.

Federata Ruse ka lehtësuar regjistrimin e pronave, ka reduktuar numrin e dokumenteve që nevojiten për tregti dhe e ka bërë sigurimin e energjisë elektrike më pak të kushtueshëm përmes rishikimit të tarifave të lidhjeve elektrike.

Gjeorgjia, Letonia, IRJM-ja, Moldavia, Federata Ruse dhe Ukraina kanë zbatuar secila katër reforma rregullatore.

Të dhëna të reja tregojnë se përmirësimi i qasjes në informacion për rregullat e biznesit i ndihmon sipërmarrësit. “Rritja e transparencës dhe qasje në informacion rregullator është me rëndësi për krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për biznesin”, tha Sylvia Solf, autorja kryesore e raportit.

“Deri më sot, 60 për qind e ekonomive të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore e kanë bërë të lehtë marrjen e informacionit për afatet e pagesave apo kërkesat për dokumentacion për tregti, nisjen e një biznesi, leje ndërtimi apo lidhje elektrike.”

Një masë e re e cila analizon ndryshimet e rregullave të biznesit nga këto vende gjatë gjashtë viteve të fundit tregon se si ekonomitë e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore kanë krijuar mjedise më miqësore ndaj biznesit.”

Studimet tregojnë se një mjedis biznesi i riorganizuar ndihmon rritjen ekonomike të një vendi”, tha Augusto Lopez-Claros, Drejtor, Treguesit dhe Analiza Globale, Grupi i Bankës Botërore. “Duke thjeshtuar rregulloret dhe zgjeruar mundësitë e marrjes së kredive, vendet e Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore vazhdojnë të shtojnë mundësitë për sipërmarrësit.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)