28 Mars 2024

Spanjë, bie shkalla e besueshmërisë për kredi

Madrid, 29 maj - Agjencia e vlerësimit të riskut të kredive "Fitch", ka ulur shkallën e besueshmërisë së Spanjës për kredi në vlerësimin e dytë më të mirë.

Kompania që merret me  vlerësimin e riskut të kredisë përmendi si shkaqe borxhet e larta të vendit si dhe kursin drastik të kursimeve të qeverisë socialiste.

Këto do të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike të Spanjës.

Rënia e shkallës së besueshmërisë për kredi nga kjo agjenci me shumë ndikim, shton dyshimet në tregjet financiare për rimëkëmbjen e shpejtë të eurozonës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)