03 Maj 2024

Shtyhet privatizimi i katër Ndermarrjeve të Reja nga Vala 52

Prishtinë, 17 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka shtyer ditën e privatizimit për  ndërmarrjet e reja: “Tokë Bujqësore Rastavicë  B” SH.P.K; “Tokë Bujqësore Rastavicë C” SH.P.K; “Tokë Bujqësore në Gernçare” SH.P.K. dhe  “Metaliku Kompleksi për Përpunimin e Metaleve” SH.P.K.

Këto ndërmarrje ishte paraparë të privatizohet me datë 19 tetor 2011, bashkë me 17 ndërmarrje të tjera përmes Valës 52 të privatizimit.

Shtyerja e privatizimit të katër ndërmarrjeve të lartëpërmendura, është bërë me qëllim të azhurnimit të të dhënave kadastrale.

Lista e ndërmarrjeve që do të shiten përmes Valës 52, përmban 17 ndërmarrje të reja.

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për para-kualifikim është: 12 tetor 2011.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 19 tetor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)