16 Prill 2024

Shqipëria hedh në tregjet ndërkombëtare eurobondin e parë

Tiranë, 27 tetor - Në Shqipëri Ministria e Financave njoftoi sot se ka hedhur në tregjet ndërkombëtare financiare eurobondin e saj të parë prej 400 milionë eurosh.

Sipas ministrisë, ankandi i eurobondit ka filluar dhe pritet të mbyllet brenda kësaj jave dhe se shpresohet një pjesëmarrje e lartë e institucioneve financiare ndërkombëtare që mund të përfshijnë fonde investimesh, banka, shoqëri sigurimesh apo pensionesh. Edhe Guvernatori i bankës Ardian Fullani u shpreh sot se ky është momenti më i përshtatshëm për eurobondin.

Pjesa më e madhe e eurobondit do të përdoret për të shlyer para kohe kredinë sindikale, prej reth 200 milionë eurosh të marrë një vit më parë me norma të larta interesi për financimin e rrugës Durrës Kukës,  ndërsa sasia e mbetur do të shkojë për të zëvendësuar një pjesë të huamarrjes së brendshme afatshkurtër.

Kjo është hera e dytë që qeveria tenton hedhjen e eurobondit. Majin e kaluar ajo dështoi për shkak të tronditjeve që pësuan tregjet finaciare si pasojë e krizës greke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)