03 Maj 2024

Shqipëria fton investitorët nga Kosova

Tiranë, 22 dhjetor - Një delegacion prej 30 vetash i Aleancës së Bizneseve të Kosovës i prirë nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë. 

Ministri ka ftuar invetsitorët nga Kosova që të vijnë e investojnë në Shqipëri, sepse tani ka kushte më të favorshme në fusha të ndryshme për invetsime të rëndësishme.

Nasip Naço, ministër  i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, tha se është një lajm i mirë se tani Kosova është në vendin e dytë për shkëmbime tregtare me Shqipërinë konkretisht me ekporte në Kosovën dhe se tashmë kanë lënë pas Greqinë.

Ai tha se do të vazhdojmë me shkëmbimet tona tregtare edhe më shumë. “Jam munduar të ndimojë në ngritjen e mardhënieve tona. Ftoi investitorët nga Kosova  që të investojnë në Shqipëri, sepse ka mundësi të mira e të mëdha për investime në fusha të ndryshme.\"

Sipas tij janë qindra objekte që do të privatizohen dhe investitorët të vijnë, konkurojnë dhe të marrin e privatizojnë objektet. \"Më mirë ti blejnë investitorët nga Kosova se nga Italia, Greqia  e shtet tjera.\"

Ai trgeoi se do të nisin disa projekt të privatzimit dhe invetsimeve të reja në energjetik dhe është një rast I mirë që të ftoj investitorët nga Kosova të vijnë të bëjnë invetsime, të konkurojnë dhe ftiojnë.

Kryetari I AKB-së Agim Shahini,tha se lajmi se Kosova është e dyta partneri i dytë sa i përket eskportit shqiptar, kjo tregon se kosovarët nuk diskriminojnë  asnjë prodhimi të huaj dhe vetëdija është për të konsumuar prodhime shqip dhe të kemi shkëmbime tregtare.

Kosova ka shkëmbime të mira me Shqipërinë dhe dëshirojmë që shteti amë të jetë importuesi I dytë në vendin tonë. 

Prodhimet e Kosovës të hyjnë në qendrat e mëdha tregtare në mënyrë që qytetarët shqiptarë të konsumojnë edh eprodhimet e Kosovës.  

Kosova është vetmi vend që më së shumti eksporton para të gatshme jashtë. Duhet ët krijohet një strategji më të mirë për  zhvillime më të mira.

Më pas zyrtarët e bizneset e AKB-së vizituan edhe Qendrën Tregtare Tiranë East Gate, ku u takuan me pronarin Zamir Mane dhe ai u hapi dyert për prodhuesit e Kosovës që ti sjellin prodhimet e tyre në rrjetin ushqimor Carrefour.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)