03 Maj 2024

Shqipëria e quan sporadik çmimin referencave për mallrat kosovare

Tiranë, 23 dhjetor - Ministria e Financave e Shqipërisë ka konsideruar një rast sporadik faktin qe doganat shqiptare aplikojnë çmim reference ndaj mallrave qe vijnë nga Kosova.

Pas shqetësimit te ngritur nga zv/kryeministrja kosovare, Mimoza Kusari Lila, numri dy i Financave Alfred, Rrushaj, ne një interviste për “Vizion Plus” sqaron se qeveria shqiptare i qëndron marrëveshjes mes dy vendeve.

Sipas tij, ky rast bën fjale për një produkt te vetëm, për te cilin po verifikohet nga doganat aplikimi i çmimeve te referencës. Te njëjtin shqetësim ka ngritur edhe kreu i aleancës kosovare për biznesin.

I mbërritur ne Tirane, Agim Shahini u kërkoi autoriteteve shqiptare te respektojnë marrëveshjen.

Shqipëria ka ekspertuar ne Kosovë për 9 muaj rreth 70 milion euro mallra ndërsa importet nga ky vend janë 25 milion. N

daj autoritetet kosovare kërkojnë qe te nxitet me tej tregtia mes dy vendeve. Një dite me pare zv/kryeministrja e Kosovës reagoi ashpër.

Sipas saj doganat shqiptare vendosin masa shtrënguese ndaj mallrave te vendit fqinje dhe Kosova do te detyrohet te përgjigjet me te njëjtën monedhe.

Disa muaj me pare dy shtetet arritën ne një marrëveshje sipas te cilës, nuk do te ketë cimeve reference ndaj mallrave qe vijnë nga Kosova. Por një marrëveshje e tille është shkelur nga pala shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)