28 Mars 2024

Shqipëri, Euro arrin rekordet, shitet me mbi 140 lekë

Tiranë, 5 shkurt - Monedha evropiane euro ka pësuar rritjen më të lartë në Shqipëri krahasuar me lekun shqiptar, duke tentuar të kapërcejë rekordin historik të saj.

Gjatë ditës së premte, në tregun e Shqipërisë një euro është këmbyer mesatarisht me më shumë se 140 lekë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se një euro është këmbyer mesatarisht me 140.06 lekë.

Ky është kursi më i lartë që prej vitit 2003, kur euro kapërceu për pak ditë kuotën e 141 lekëve, por më pas ka qëndruar në kuotën mesatare prej 135 lekëve. Edhe përgjatë viteve të kaluara euro ka pësuar rritje ndaj lekut në fillim të cdo muaji, kur kompanitë mbyllin bilancet dhe transferojnë fitimet jashtë vendit, por jo në të tilla përmasa.

Rritja e çmimit të euros ka nisur gradualisht që në muajin shtator, ndërsa në ditët e para të janarit e deri tani në fillim të shkurtit, forcimi erdhi me hapa të mëdha. Kjo situatë e pafavorshme për monedhën tonë ndërkombëtare rrezikon të japë akoma e më shumë ndikime negative në ekonomi, më së shumti tek konsumatorët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)