02 Maj 2024

Shënon rekord rritja e çmimit mujor të naftës

New York, 2 nëntor - Për shkak të fuqizimit të dollarit, çmimi i naftës u ul pak të hënën në tregun ndërkombëtar, por gjatë gjithë tetorit në bursën e New York, ai u rrit 17.66 për qind, duke shënuar rritjen më të lartë mujore që pas majit të vitit 2009.

Ndërkohë edhe në bursën e Londrës, çmimi i naftës bruto u rrit 6.2 për qind në tetor, kulmi gjatë gjysmë vitit.

Analistët mendojnë se këtë javë vëllimi i tregtisë së naftës do të vazhdojë të jetë i ulët, për shkak të perspektivës së paqartë të borxheve evropiane.

Ndërkohë, Bordi i Sistemit të Rezervës Federale Amerikane do të zhvillojë këtë javë një mbledhje mbi politikën monetare dhe investuesit presin rezultatin e mbledhjes.

Të hënën, ministri kuvajtian i Naftës, Mohammad Al-Busairi, tha se në tre muajt e fundit të vitit, kërkesa globale për naftë do të ruhet në një nivel të lartë.

Furnizimi, sipas ministrit, do të vihet nën presion në mbarë botën, pavarësisht rimëkëmbjes graduale të prodhimit të naftës në Libi.

\"Në këndvështrimin afatgjatë, çmimi i naftës ruan ende dinamikën e rritjes,\" shtoi Al-Busairi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)