30 Prill 2024

Shën Petersburgu shpall 2011-ën "Viti i Turqisë"

Leningrad, 21 dhjetor - Dhoma Tregtisë dhe Industrisë së Leningradit, qyteti i dytë më i madh i Rusisë, e shpalli vitin 2011 "Viti i Turqisë".

Motivi i shpalljes së 2011-ës "Viti i Turqisë" është mbështetja që Turqia i jep Rusisë për krijimin e zonave industriale.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Leningradit dhe njëherësh ndihmësguvernatori i rajonit, Rasid Ismagilov, tha se duke marrë shkas nga kontributi që Dhoma Industriale e Ankarasë do të japë për Zonën e Re Industriale që do të ndërtojnë në rajon, vitin 2011 në Leningrad e kanë shpallur "Viti i Turqisë".