16 Prill 2024

SHBA: Vazhdojnë përpjekjet për pakësimin e deficitit

Washington, 13 korrik - Udhëheqësit e kongresit amerikan do të takohen përsëri të hënën me presidentin Obama megjithëse nuk ka shenja për përparim në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për pakësimin e defiçitit dhe ngritjen e tavanit të borxhit.

Pas tre javësh, më 2 gusht, sipas Departamentit të Thesarit, vendi nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstet e borxhit që ka arritur në 14 presje 3 trillionë dollarë, në se nuk ngrihet sasia e borxhit që mund të marrë qeveria.

Presidenti dëshiron të arrijë një marrëveshje para këtij afati për t’i dhënë kohë Kongresit për të debatuar dhe miratuar ligjet përkatëse.

Ai ka premtuar takime të përditshme deri në arritjen e një marrëveshjeje, por demokratët e zotit Obama dhe republikanët e opozitës duket se janë ende larg arritjes së marrëveshjes.

Presidenti ka propozuar një paketë prej 4 trilion dollarësh, për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e të ardhurave, ndërsa republikanët thonë se nuk do të lejojnë rritjen e taksave dhe kërkojnë të përqëndrohen vetëm në uljen e shpenzimeve qeveritare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)