02 Maj 2024

SHBA, Shitjet me pakicë shënuan një rritje prej 0,4 për qind

Washington, 15 shkurt - Në Shtetet e Bashkuara shitjet me pakicë shënuan një rritje prej 0,4 për qind gjatë janarit.

Ekonomistët dhe investitorët i ndjekin me kujdes shitjet me pakicë, sepse kërkesa e konsumatorëve është përcaktuese për rreth dy të tretat e aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

Raporti për muajin janar ishte më i mirë se muaji i mëparshëm, por rritja ishte më e ulët nga sa prisnin investitorët.

Një raport i veçantë tregoi se çmimet u rritën me 0,3 për qind për shumë mallra të importuara në Shtetet e Bashkuara në muajin janar.

Çmimi i importeve është më i lartë se muajin e kaluar dhe mund të jetë tregues për inflacion në të ardhmen.

Ekspertët pritet të publikojnë ditët e ardhshme informacione të reja për inflacionin dhe tregun e shtëpive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)